Policia spanjolle ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po tentonte të hynte ilegalisht në Britani. Ai është gjetur i fshehur në një makinë e cila po priste që të nisej me traget për në Mbretërinë e Bashkuar. Policia spanjolle e gjeti emigrantin shqiptar të fshehur në bagazhin e automjetit që ishte gati të hipte në një traget në portin verior të Santander, të enjten, që shkonte për Britani. Zyrtarët nisën të dyshonin gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve. Sipas deklaratës së policisë, efektivët nisën të kryenin një inspektim të hollësishëm “makinës në fjalë dhe gjetë një shtetas shqiptar, në bagazhin e automjetit”

Policia arrestoi shoferen femër të makinës, një shtetase spanjolle nga provinca veriore e Guipuzcoa. Autoritetet spanjolle kanë rritur kontrollet e tyre në portin e Santander pasi policia gjeti në mars dy burra shqiptarë të fshehur në bagazhin e një makine që po përpiqej të hipte në një traget për në Britani. Porti i Santander ka shërbim të rregullt tragetesh në Plymouth dhe Portsmouth për në Angli por, ndryshe nga porti verior francez i Calais, nuk është bërë një pikë e fortë për emigrantët që përpiqen të hyjnë në Britani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: