Deputeti Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me investigimin e Birn sa i takon faktit se si qeveria fshehu për dy vjet zgjatjen e afatit për Rrugën e Arbrit.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Vasili thekson se rruga e Arbrit është greminë korrupsioni që po përpin miliona euro.

REAGIMI
Rruga e Arberit gremine korrupsioni, qe perpin miliona!
Rruga e Arberit eshte shnderruar ne nje agoni korruptive, qe perpin miliona euro me te gjithe llojet e formave.
Fshehtas dhe ne funksion te urdherave te korrupsionit Rama dhe qeveria vazhdojne e derdhin milionat e taksave te gjakut e djerses se shqiptareve ne rrugen qe s’mbaron.
Inaugurimet idiote me kenge e valle jane thjesht vallja e gezimit te korrupsionit, qe majmet pa fund.
Shtohen afatet, shumefishohen fondet me dhjetra milione euro, behen gjoja studime per te bere alibine e korrupsionit dhe ne fund rezultati eshte vetem nje: rrembim i vaxhdueshem dhe i pandalshem i milionave korruptive.
Faktet ulerijne dhe qeveri nuk ka më.
Qeveria eshte tashmë thjesht nje atavizmë korruptive ne duart e oligarkeve dhe trafikanteve.
Taksat vetem formalisht derdhen ne arken e shtetit se ne fakt derdhen te xhepat e hajduteve qeveritarë dhd oligarke me Edi Ramen ne balle!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb