Është gjetur turisti polak i cilin u denoncua i zhdukur nga një 29-vjeçare nga Polonia. 29-vjeçarja ka kërkuar ndihme pasi shtetasi polak 74-vjeç është futur në det në Ksamil dhe nuk ka dalë më.

Policia e Sarandës, ka njoftuar se shtetasi polak 74-vjeç është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Sarandë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për  kërkimet e shtetasit polak Z. K, ju informojmë se si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në det, u bë e mundur gjetja e shtetasit Z. K, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po shoqërohet për në vendin e tij të akomodimit në  Sarandë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb