Një nga reperat më të dashur nga Kosova, Gjiko u vendos pak kohë më parë në qendër të vëmendjes dhe komenteve pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej duke peshkuar një peshkaqen në Maldive, aty ku ishte me pushime bashkë me të dashurën e tij Elita Rudi. Por pas këtij veprimi, këngëtari shqiptar u vendos në listën e zezë të klientëve në Maldive, pasi nuk lejohej peshkimi.
78923-640-0-5a747a9f2ebae
Ishte zhytësi Shaff Naeem ai që kishte postuar videon dhe shprehej i irrituar për faktin se reperi shqiptar kishte bërë një veprim të tillë, ndërsa menaxheri i resortit ku qëndronte Gjiko dhe Elita komentonte se ai është futur në listën e zezë të klientëve.

Pas disa ditësh ka ardhur edhe reagimi i Gjikos, i cili i ka dërguar një video Shaff Naeem-it dhe kërkon falje publikisht duke u shprehur se nuk i dinte ligjet e atij vendi.

“Do doja të kërkoja falje nga thellësia e zemrës për veprimet e mia. Më e rëndësishmja është që e kam lëshuar peshkaqenin. Nuk e dija për ligjin dhe isha në një ishull privat ku nuk kisha njeri që të më udhëzonte. Kur u ktheva në shtëpi, pashë lajmet dhe u shokova sepse njerëzit mendonin se jam njeri i tmerrshëm që nuk është e vërtet. Kështu mora vendimin të vij në Maldive shumë shpejt dhe do punoj me Shaff për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e peshkaqenëve”, thotë Gjiko.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: