Një lajm i trishtë nga Uruguai.

Ish-futbollisti i Villareal, Franco Acosta ka vdekur pas një incidenti pranë qytetit të tij në Montevideo. Siç raportohet, ai u zhduk ndërsa përpiqej të kalonte një përrua. Mediat e huaja shkruajnë se Acosta ishte në një shëtitje me familjen,duke festuar 25 vjetorin e tij të lindjes dhe u përpoq të notonte përtej përroit të Pando, por nuk mundi të dalë gjallë.

Acosta luajti si sulmues i të rinjve të kombëtares së Uruguajt; në turneun e të rinjve U-20 të Amerikës së Jugut në janar 2015, ai shënoi dy gola kundër Kilit dhe në total, shënoi gjashtë gola në 14 ndeshje për U-20.
Villarreal arriti një marrëveshje me klubin Montevideo Fénix dhe e mori atë për 1.5 milion € në fillim të 2015, duke nënshkruar atë me një kontratë pesë-vjeçare.

Paraqitja e tij e vetme në ekipin e parë për Villarreal ishte një miqësore e Kupës Emirates kundër Lyon në korrik 2015, ku ai erdhi si një zëvendësues pasi shumicën e kohës e kaloi në ekipin B.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb