BERAT

Disa ditë pas vrasjes, ka mbërritur pranë familjes në Berat, trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një pyll të Francës. “BalkanWeb” mëson se pasi u dha lamtumira në shtëpinë e nënës së saj, në orën 14:00 trupi i pajetë i 37-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit.

Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se, nuk i ndihmoi askush për sjelljen e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri. Ata pohojnë se, janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3-vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë. Fatimeja, mes lotësh, kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV-së Berat por askush nuk ia solli.

Ishte pikërisht data 25 dhjetor kur nëna e një djali 3 vjeç, u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, ndërkohë që autori, një klient, ka pranuar krimin.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë, familjarët e viktimës, në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Eneida Petova, apeluan për ndihmë, ku kërkonin që shteti t’i ndihmonte për të sjellë trupin e vajzës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: