Kjo shqiponje mali ka rrokur sërish qiellin pas 60 ditëve, kur u gjet e plagosur rëndë me armë zjarri në krah në zonën e Skraparit.

Shqiponja e malit u kurua dhe rehabilitua nga specialistët me kujdesin maksimal në qendrën e rehabilitimit për zogjtë e egër në Parkun Kombëtar Divjaka-Karavasta.
U lëshua këtë të martë në hyrje të parkut kombëtar të Prespës me merakun se sjellja e saj mund të ndryshonte.

Ndërkohë që një tjetër veçanti është se, për herë të parë shqiponjës së malit i është vendosur një GPS. Pajisja e gjurmimi iu vendos për t’iu mundësuar ekspertëve të biodiversitetit dhe AKZM të studiojnë dhe monitorojnë vazhdimisht habitatet e shqiponjës gjatë viteve të ardhshme.

Shqiponja e malit që përfaqëson krenarinë tonë kombëtare, është kërcënuar për shkak të gjuetisë së vazhdueshme dhe shqetësimit të habitateve në vendet e folezimit. Lloji i shqiponjës së malit është jashtëzakonisht i kërcënuar pasi numri i tyre është përgjysmuar drastikisht.

Shpendi që përfaqëson krenarinë tonë kombëtare, është kërcënuar për shkak të gjuetisë së vazhdueshme dhe shqetësimit të habitateve të tij në vendet e folezimit. Jeton në zonat kodrinore dhe malore të Shqipërisë dhe preferon habitate me shkëmbinj dhe pemë siç gjenden në lartësitë e Parkut Kombëtar të Prespës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb