Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e Shkodrës, ku u gjet pa shenja jete në një kanal trupi i 37-vjeçares Leze Qosja.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb”, se e reja është larguar nga banesa që me datë 8 maj, ndërsa denoncimi në Polici është bërë nga e motra 10 ditë më vonë, pra me 18 maj. Që prej kësaj date policia ka nisur kërkimet për gjetjen e gruas.

Ajo është gjendur pasditen e kësaj të marte, në një kanal pranë “By Pass-it”. Policia ka konstatuar në trupin e saj hematoma, që dyshohen se janë shkaktuar nga dhuna. Ndërkohë, është zbardhur dhe një pjesë e deklaratës së motrës së saj në Polici.

Sipas motrës së Leze Qoses, e reja kohët e fundit vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse pikërisht kjo ka qenë arsyeja e vdekjes së saj apo ndonjë shkak tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb