DURRES- Në pritje për t’u njohur me konkluzionet përfundimtare të ekspertizës së ADN dhe konkluzioneve të ekspertizës mjeko-ligjore, “BalkanWeb” mëson të tjera detaje për 57-vjeçarin Xhaferr Osmani nga Mitrovica, i cili u dogj brenda makinës së tij pesë ditë më parë në fshatin Borizanë të Krujës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj konfirmon për “BalkanWeb” se arsyet pse shtetasi nga Kosova hynte e dilte shpesh në territorin shqiptar, e flinte kryesisht në hotele në zonën e Durrësit kishin të bënin me punën e tij.

Ai mësohet se rekrutonte vajza në lokalet buzë plazhit në Durrës, të cilave iu siguronte treg pune në Kosovë si këngëtare. Nuk bëhet fjalë për këngëtare profesioniste, por amatore që eksperimentonin me muzikën tallava duke u ushtruar live në lokalet e Durrësit.

Në rolin e menaxherit, Xhaferr Osmani iu premtonte atyre një tjetër mundësi në tregun kosovar.
Megjithatë nga hetimet e deritanishme nuk është provuar që puna e tij të jetë bërë shkak për krimin e rëndë.
Xhafer Osmani
Hetimet në Shqipëri flasin për një konflikt të nisur në Kosovë. Për këtë arsye policia ka verifikuar lëvizjet e Xhafer Osmanit. Mësohet se ai ka hyrë dhe në janar në Shqipëri me mjetin e tij. Në janar shoqërohej dhe me 2 persona të tjerë nga Kosova, ndërsa qëndroi 1 javë në një hotel në Durrës. Edhe me 29 prill u regjistrua në të njëjtin hotel. Policia ka dyshime se familjarët kanë dijeni për konfliktin e Osmanit por se nuk flasin. Familjarët njoftuan policinë 1 ditë para zhdukjes ndonëse ai kishte 4 ditë që ishte larguar nga shtëpia.

Më 29 Prill me të shkelur kufirin shqiptar Xhaferri mësohet të ketë ndryshuar edhe numrat, gjë e cila vështirëson hetimet. Në Kosovë ai mbante një numer tjetër celulari, kontakt të cilin e kishin edhe familjarët e tij. Prej pesë ditësh të qëndrimit në Shqipëri ai mësohet të mos ketë kontaktuar asnjëherë me ta përmes atij numri, por as me numrin që përdorte në Shqipëri.
Xhafer Osmani 1
Hetuesit e çështjes konfirmojnë se nuk kanë mundur ende të zbulojnë numrin që ai përdorte, pasi nuk rezulton i regjistruar në emrin e tij. Zbardhja e telefonatave të pesë ditëve të fundit do ishte me rëndësi për hetimin. E deri sa të zbulohen detaje të reja nga ngjajra, policia dyshon si pistën më të mundshme atë të vrasjes për pasion.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb