Sotiraq Ilo është viktima që u gjet pasditen e djeshme i mbytur në liqenin e Pogradecit. 63-vjeçari kishte dalë prej mëngjesit nga banesa e tij në drejtim të paditur ndërsa nuk kishte komunikuar me familjarët asnjë shqetësim.

Vetëm pasditen e së dielës trupi i pajetë i Sotiraq Ilos, u gjet nga policia pranë vendit të quajtur Ura e Liqenit.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se 63-vjeçari mundet të ketë kryer vetëvrasje pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Burime për “BallkanWeb”, bëjnë të ditur se viktima është vëllai i aktores së njohur Marjeta Ljarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb