DELVINË

Policia informon se 30- vjeçari Enteo Isufaj i cili u gjet i vdekur sot në fshatin Lefterhor të Delvinës dyshohet se është vetëvrarë.

Siç thuhet në njoftim zyrtar pranë trupit të Isufajt u gjet një pistoletë TT me të cilën mund të ketë kryer dhe vetëvrasjen.

Policia ndërkohë sqaron se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike.

Delvinë/ Informacion paraprak

Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb