TIRANË- Identifikohet viktima e zjarrit në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se ai është 60-vjeçari Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Për më tepër ai vuante nga një sëmundje e rënde dhe për shkak të mjekimeve kishte pamundësi fizike për të lëvizur.

Zjarri ra rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm afër shkollës “Besnik Sykja”, në një apartament në katin e tretë. Policia e zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë ku dhe bënë evakuimin e banorëve, për të shmangur një tragjedi. Policia u ka dhënë ndihmë dy banorët të këtij pallati, pasi ishin asfiksuar nga tymi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: