TEPELENË

Roland Milo, autori i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Sokol Rama është vënë në pranga këtë të mërkurë nga policia e Tepelenës. Roland Milo është bashkëpunëtor dhe i dyshuar për përfshirjen e 32-vjecarit në trafikun e lëndëve narkotike. Sokol Rama u gjet një ditë më parë i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”.

Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët. Ndërkohë Rama dhe Milo janë në listën e personave me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Burime brenda policisë i thanë “BalkanWeb” se i dyshuari për vrasjen e Sokol Ramës është arrestuar në Vaqarr, në shtëpinë e të motrës.

52775089 349478265901954 468934652615196672 N
52775089 349478265901954 468934652615196672 N

Ndërsa Milo, rreth 40 vjeç, punonte aktualisht si shofer i administratorit të Njësisë Pista kryesore për të cilën po heton policia është prishja e pazareve të drogë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: