Një i ri sirian është gjetur i vdekur dje në malin e Moravës. Burime nga policia konfirmojnë se emigranti dyshohet të ketë ndërruar jetë 3 ditë më parë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që kanë përfshirë juglindjen.

Sipas policisë ky shtetas është gjetur nga një grup refugjatësh të tjerë të cilët kanë ndjekur të njëjtin shteg kalimi dhe ka qenë pikërisht ky grup ai që ka lajmëruar policinë.

Ndërkohë policia po punon ende për identifikimin e viktimës ndërsa do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi vdekjen e 27-vjeçarit i cili paraprakisht dyshohet që ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Pavarësisht motit refugjatët vijojnë të kalojnë kufirin ku shumë prej tyre kalojnë ditë madje edhe javë të tëra në këto shtigje në kërkim të një jete më të mirë drejt bashkimit europian. Ky rast nuk është i vetmi në juglindje ku refugjatët e paligjshëm humbin jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb