VLORA

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi një person rreth 60 vjeç i cili u gjet i mbytur në plazhin e vjetër të Vlorës.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se personi në fjali dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe ka gjetur vdekur.

Ai është i moshuar, i seksit mashkull dhe u nxorr nga uji rreth orës 15:00. Por ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për këtë rast.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 15:00, në plazhin e vjetër është nxjerrë nga uji një shtetas i moshuar i seksit mashkull, i cili dyshohet të ketë pësuar infarkt në ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb