Detaje të reja nga ngjarja në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçar u gjet i vrarë në lagjen “Bakishe Visha” në Fushë-Krujë.

Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se Indrit Ndoj është gjetur në një kanal anash rrugës nga familjarët e tij të cilët kanë dalë për të shkuar në punë dhe rastësisht kanë parë familjarin e tyre në kanal.

Paraprakisht sipas burimeve, viktima dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb