Zherom Boateng u gjobit nga Bajerni i Mynihut pasi u largua nga Mynihu pa leje duke thyer rregullat e klubit dhe të qeverisë gjermane për emergjencën e koronavirusit. Mbrojtësi ka shpjeguar për “Bild” arsyen se përse e bëri një veprim të tillë.

“Gjobën e pranoj nëse është e justifikuar. Por mendoj se është e trishtë. Mendova vetëm për shëndetin e djalit tim. Ai nuk ndihej mirë dhe u nisa. Pak rëndësi ka momenti, kur fëmija ka nevojë prindi duhet të përgjigjet. Do doja të shikoja se cili nuk do shkonte me vrap te djali 4-vjeçar në një moment të tillë. Për atë, pranoj të gjitha gjobat”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb