Mbrëmjen e djeshme, autobusi i Benfikës, ka qenë objekt i mërisë së tifozëve, të cilët e kanë goditur me gurë pas barazimit 0-0 me modestët e Tondelës, çka lejoi Porton të mbërdhëjë ekipin e kuq të Lisbonës në krye të tabelës.

Dy lojtarë të skuadrës së drejtuar nga Bruno Lage, përfunduan në spital. Veigl dhe Zivkoviç u mbajën në mbikqyrje nga stafi mjekësor për shkak të goditjeve të marra. Mesfushori serb, nëpërmjet profilit të tij në Instagram, ka reaguar për situatën.

“Dua t’ju informoj se të dy jemi mirë. Fatkeqësisht nuk mund të justifikoj një sjellje të tillë. Dua t’ju sigurojmë se do të vijojmë të luftojmë për Benfikën dhe do të japim maksimimun. Faleminderit për mesazhet e suportit që keni sjellë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb