Punonjësit e urgjencës kanë nxjerrë disa “pjesë trupi” nga rrënojat e një sulmi raketor rus në qytetin ukrainas të Kremenchuk.

Mësohet se të paktën 19 persona u vranë në sulmin e së hënës, kur raketat ruse X-22 goditën qendrën tregtare Amstor.

Deri në 1000 njerëz ndodheshin brenda zonës në atë kohë.

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës tha: “Më 2 korrik, në orën 13:25 në Kremenchuk, punimet për heqjen e mbeturinave përfunduan në qendrën tregtare Amstor, e cila u shkatërrua nga sulmi me raketa më 27 qershor.

“Që nga fillimi i punës janë zbuluar 29 copëza trupi”. Më shumë se 60 persona u plagosën në sulm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb