Partizani doli me një pikë nga transferta përballë Laçit pas barazimit 1-1, por klubi i kuq reagoi ashpër në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë këtij takimi, ku pjesëtar dhe lojtarë të klubit u goditën me sende të hedhura nga tribuna:
“Dhuna verbale u shoqëruar me një dhunë fizike duke u goditur jo vetëm zyrtarët e Klubit tonë, por edhe futbollistët që kishin zbritur në fushë të ushtronin profesionin e vet. Kërkojmë me forcë, reagimin dhe veprimin sipas rregullave nga FSHF, duke qenë se pamjet janë të qarta dhe dhuna ka vazhduar edhe ndaj zhytarëve të ndeshjes përveç atyre të klubit tonë. Klubi i Futbollit Partizani kërkon edhe nga organet e Policisë së Shtetit të evidentojë dhunuesit që këtë radhë vijnë nga tribuna e “ashtuquajtur” VIP dhe të dërgohen para drejtësisë, dhuna nuk ka vend në sport, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Partizanit.
Ndërkohë sipas “Panorama Sport”, edhe mbrojtësi Altin Bytyçi është goditur me këpucë nga një prej të pranishmëve në stadium.