Boca Juniors është në krizë rezultatet. Momenti jo i mirë që po kalon një nga klubet më të mëdha të Argjentinës reflektohet edhe te vetë marrëdhëniet e lojtarëve mes tyre.

Gjatë sfidës me Racing Club, 2 shokët ekipi të Bocës si Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano u grindën me njërin tjetrin në dhomat e zhveshjes, teksa për ndarjen e tyre u desh ndërhyerja e të tjerëve.

Klubi i Boca Junior nuk ka toleruar aspak dhe ka pezulluar lojtarët.”Boca Juniors, pas ngjarjeve që ndodhën të dielën e kaluar, informon se lojtarët Dario Benedetto dhe Carlos Zambrano nuk do të jenë pjesë e ekipit të parë në dy ndeshjet e ardhshme” – tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: