BRITANI E MADHE

Tërë mistere zoti Johnson. Kryeministri britanik sot ka zbuluar se ai qenka baba i gjashtë fëmijëve.

Boris Johnson ka ngurruar përherë të flasë për jetën e tij private plot ngjyra, por sot është zbërthyer për televizionin amerikan në një intervistë të dhënë për NBC.

I pyetur nga emisioni Today i NBC gjatë një udhëtimi në New York nëse ai ka gjashtë fëmijë, Kryeministri u përgjigj: Po. Është fantastike, është shumë punë, do t’ju them aq shumë, por e dua, e dua absolutisht. Dhe ndryshoj shumë pelena, në rast se dikush … e bën.”

Johnson ka gjashtë fëmijë që janë në dijeni të publikut: Lara, Milo, Cassia dhe Theodore me ish-gruan Marina Wheeler; Stephanie pas një lidhje në 2009; dhe Wilfred me gruan e tij të re Carrie. Ndërkohë që gruaja e tij Carrie është sërish shtatzënë dhe do ta bëjë atë baba të për herë të shtatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: