INDI- Nëse jeni musafir diku, mos u tallni me aftësitë në kulinari të të zotit të shtëpisë, pasi mund edhe ta pësoni shumë rëndë. Eksperienca më e keqe vjen nga India, ku një 23-vjeçare, e cila kishte ftuar të afërm me rastin që ishte bërë me banesë të re.

Vajza kishte vendosur që të hakmerrej me të ftuarit e saj, duke i helmuar me ushqim, ndërsa bilanci ishte tragjik. Të paktën 5 të vdekur dhe 88 persona të helmuar. Vajza i kishte hedhur pesticid në ushqim.

Sipas ‘Daily Mail’, Pradnya Survase nga fshati Mahad, në shtetin e Maharashtra, ishte përpjekur të vriste edhe bashkëshortin, kunatën, vjehrrën dhe motrën e vjehrrës, sepse edhe ata nuk e kishin vlerësuar ushqimin që ajo kishte gatuar. Survase, sipas kodit Penal në Indi akuzohet për vrasje, vrasje tentativë dhe komplot. Teksa dha dëshminë e saj në polici, 23-vjeçare deklaroi se përgjatë 2 viteve të martesës ajo kishte qenë viktimë e ngacmimeve psikologjike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: