Një modele ruse pretendon se ka qenë nën shënjestrën e urdhrave të Vladimir Putin për ta helmuar atë pasi sipas saj Kremlini e do të vdekur.

Anna Shapiro, 30 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Alex King, 42, u sëmurën teksa darkonin në një restorant në Salisbury të dielën.

Ajo tha se e gjeti bashkëshortin e saj përtokë në tualetin e meshkujve të restorantit duke nxjerrë shkumë të bardhë nga goja.

42-vjeçari po lufton për jetën, në një kohë që forcat e sigurisë besojnë se çifti është helmuar qëllimisht.

Incidenti vendosi në panik Salisbury-n edhe një herë brenda disa muajsh pas helmimit të ish-spiunit rus Skripal me agjent nervor në mes  të rrugës.

Modelja ruse besonse Presidenti rus Putin fshihet pas sulmit, ashtu siç ndodhi edhe me rastin Skripal.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb