Mbi 20 persona raportohet se kanë përfunduar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit, me shenja të helmimit.
Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për rast të helmimit nga ushqimi.
Personat e helmuar kanë qenë në një dasmë dhe menjëherë pas përfundimit të saj janë ndjerë keq. Ata janë transportuar menjëherë drejt Urgjencës së Spitalit. Sakaq policia ka nisur hetimet.