DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se treni ka përplasur një 39-vjeçar pranë një kalese hekurudhore.

Mësohet se burri, një pushues nga Kosova u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin, i cili po rrinte në shina, ndërsa treni afrohej.

Por ky veprim ka qenë fatal për burrin, i cili u hodh mbi shina për të shpëtuar qenin por u përplas nga treni. Ai është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha gjendja e tij është e rëndë.

Informacion paraprak
Më datë 19.08.2018, në lagjen Nr.13, Durrës treni i udhëtarëve i linjës Durrës – Elbasan ka goditur shtetasin A.A. 39 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb