Zbulohet identiteti i plotë i 24-vjeçares e cila në kushte të rënda psikologjike pas një debati me bashkëshortin e saj ka ndërmarrë një akt ekstrem, duke u vetëhedhur nga ballkoni i banesës.

Fatkeqësisht kjo ka rezultuar fatale për gruan e re, e cila ka ndërruar jetë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Anisa Gjinin. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Ndërkohë, policia fill pas ngjarjes së rëndë ka arrestuar burrin e saj, Alfred Gjinin, 31 vjeç. Mësohet se çifti i bashkëshortëve kishin pasur një debat për motive banale mes tyre, duke bërë që gruaja të ndërmerrte veprimin ekstrem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb