Vdekja e 65-vjeçarit Hasan Mira nga fshati Fullqet në Bashkinë e Klosit ka tronditur edhe bashkëfshatarët e tij. Ata nuk e besojnë që Hasani të ketë pasur probleme depresive, pasi sa ka qenë në fshat nuk ka treguar asnjëherë shenja të këtij problemi.

Madje, ata tregojnë se ai sillej shumë mirë me të gjithë dhe i ndihmonte ata që shkonin të blinin në dyqanin e tij.

Njëri nga bashkëfshatarët tregon se është e çuditshme ngjarja, pasi 65-vjeçari gëzonte respektin e gjithë fshatit, sepse ju jepte ushqime, edhe nëse ata nuk i kishin paratë.

“Atë ditë, është sëmurë Cani, është sëmurë. Pastaj thanë se ka vdekur. Nuk dimë gjë. Ishte biznesmen, njeri i ndërgjegjshëm, shumë i mirë në marrëdhëniet me njerëzit. Nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë të ketë pas probleme depresioni. Ne e kemi 10 minuta larg nga shtëpia. Nuk e di se ka qenë sëmurë ndonjëherë për depresion. Ai ishte 5 vite para meje”, thekson bashkëfshatari i viktimës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb