Zbardhen detaje të reja nga hedhja e pacientit 52-vjeçar nga spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, duke i dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga ky spital se i ndjeri ishte invadil, pra nuk e kishte njërën këmbë.

Referuar burimeve brenda spitalit, gazetari Skëndaj tha për “BalkanWeb” se 52-vjeçari mund të jetë rënduar psikologjikisht, pasi mund të ketë parë ndonjë pacient në dhomën e tij ose në dhomat afër, që ka humbur jetën nga virusi.

“I ndjeri ishte invalid, me një këmbë. Vuante nga prerja e njërës prej këmbëve, ndërsa nuk dihet nga se i kishte ardhur kjo. Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse ai vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Midis dy ngjarjeve të rënda, të parës dhe të fundit, ka një të përbashkët të madhe. Të dyja ngjarjet kanë ndodhur në kohën kur spitali kishte një mbingarkesë absolute, që do të thotë që të gjithë shtretërit janë të zënë. Gjithashtu, ka një numër të rritur të numrit të të vdekurve në spital. Burime brenda spitalit thonë se pacienti mund të jetë ndikuar nga një vdekje që mund të ketë ndodhur në dhomën e tij ose në dhomat afër”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb