SHKODËR

Policia e Shkodrës informon zytarisht në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur sot, ku një 24-vjecar, që ka qenë duke u larë në liqen, është mbytur.

Sipas policisë, kanë qenë 4 persona që kanë shkuar të lahen në liqen, ndërsa i riu nuk ka dalë dot më prej andej.

Ai ka rënë nga varka në ujë dhe nuk është parë më.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “Balkanweb” se janë nisur në vendngjarje menjëherë dy patrulla të rojeve kufitare.

Ata kanë arritur të parët në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar 3 shtetas në breg të liqenit.

Tre personat në breg të detit ishin shtetasja Ema Hyseni, shtetasja angleze Rahma Khan dhe Durim Demaj.

Durim Demaj shpjegon se Bekim Demaj ka qenë me ta dhe nuk ka dalë më nga ujërat e liqenit.

Ata thanë se sapo kanë dalë në breg të liqenit, policia iu ka dhënë ndihmën e parë e fatmirësisht shpëtuan gjallë.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 15.08.2020 ora 17:10, në Liqenin e Shkodrës, në fshatin Grizhë, vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe, kanë qenë duke u larë katër persona, ku njëri nga djemtë i shtetasi B. D. 24 vjeç, banues në fshatin Ktosh, Malësi e Madhe, pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për gjetjen e trupit në liqen.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb