Dy shqiptarë të cilët ishin lejuar të qëndronin në Britaninë e Madhe si viktima të “skllavërisë moderne” janë arrestuar me dyshimin se drejtonin një rrjet të kontrabandës së emigrantëve.

Dyshja mbërriti me një varkë të vogël majin e kaluar dhe u ndalua përpara se të liroheshin nga autoritetet britanike me pretendimin se ishin viktima duke përfituar leje qëndrimi dhe mbështetje.

Megjithatë ata u arrestuan në Belgjikë kur Agjencia Kombëtare e Krimit dhe policia belge penguan një tentativë të supozuar për të kontrabanduar emigrantë në Britani duke përdorur një gomone me shpejtësi të lartë.

Dy shqiptarët, të cilët jetonin në Basingstoke në Hampshire, dyshohet se morën varkën nga Britania e Madhe në Belgjikë për të transportuar 12 shqiptarë në orët e para të 30 tetorit, por policia ishte duke pritur për varkën dhe i arrestoi në brigjet e De Panne në Flanders.

Oficerët gjetën 12 shqiptarë, mes tyre tetë burra, tre gra dhe një fëmijë pesë vjeç në pritje të nisjes së gomones. Kontrabandistët e dyshuar po mbahen në burg në Bryzh të Belgjikës.

Një burrë i tretë, 46 vjeç, u arrestua nga NCA në Aylesbury, Buckinghamshire, më vonë të njëjtën ditë me dyshimin se kishte ndihmuar imigracionin e paligjshëm. Ai mbetet në paraburgim dhe po merret në pyetje. Treshja dyshohet se janë pjesë e një bande që qëndron pas një serie njerëzish që kontrabandojnë drejt Britanisë së Madhe nga Evropa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: