Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala po diskutohet në lidhje me masakrën që tronditi sot Tiranën, ku tre gra u plagosën dhe tre të tjera humbën jetën.

I ftuar në studio, gazetari Eni Ferhati u shpreh se institucionet kanë dështuar në parandalimin e një krimi të paralajmëruar.

“Ngjarje shumë e rëndë.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, Dan Hutra ka marrë një makinë me qira, fillimisht ka ekzekutuar Etleva Kurtin në Bathore, aty ka gjetur vetëm 31-vjeçaren, fatmirësisht ka shpëtuar nëna e saj që ishte brenda në banesë.

Vëllai i Etleva Kurtit kishte konflikt me Dan Hutrën brenda qelive të burgut, pasi ka dalë jashtë ka vendosë t’i godasë familjen por kjo është ende një tezë.

Hutra kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga burgu, ka pyetur për shtëpinë e Kurtit. Ai është identifikuar nga një shtetase e mitur e cila ka përshkruar pamjen e tij.

Pas kësaj ngjarje u nis drejt Paskuqanit, rrugë që bëhet për 4-5 minuta, atje ku banonte ish-bashkëshortja e tij. ka hyrë menjëherë në banesë dhe ka qëlluar kë ka parë fillimisht. Disa prej personave kanë qenë ën oborr ku ka qenë e parkuar edhe një makinë.

Dan Hutra kishte një të mitur që kishte ardhur në jetë nga fejesa me Elena Hysajn, por marrëdhëniet e tyre ishin shumë të tensionuara, ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës. Kishte edhe një borxh të pashlyer mes tyre për shpenzimet e fejesës së prishur. Elenën e trajtonte si skllave. Krim i paralajmëruar që institucionet duhet ta kishin parandaluar. Në dëshminë e Elenës ka thënë që do e lyente shtëpinë e tyre me gjak dhe mediat botërore do të flisnin për të.

Hutra kishte një plan të mirëmenduar. Jemi para kushteve ku edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të vihen në lëvizje se si një person i tillë vuan vetëm 8 muaj për dhunën në familje, ndërkohë që deklarimet e familjarëve të të dhunuarës tregohet se ai mund të ishte shumë herë më i dhunshëm dhe kishte paralajmëruar të tilla krime”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb