KOSOVE

Më datën 8 korrik këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi me anë të një postimi në rrjetet sociale lajmëroi se ishtë infektuar me Covid-19. Ajo tregoi se edhe pse është kujdesur në maksimum, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave është infektuar.

Sot 20 ditë pas, këngëtarja ka dhënë lajmin e mirë se është shëruar. Përmes një fotoje në ‘Instagram’, Adelina shkruan: “Kjo tregon që virusi paska shkuar se po mundem ti lëviz sytë pa dhimbje”.

Më herët Adelina u bëri dhe një apel njerëzve që mos ta fshehin dhe të marrin masa mbrojtëse. Këngëtarja tregoi edhe simptomat që kishte nga COVID-19 si lodhje të madhe të trupit, dhimbje të syve lart , poshtë, anash, dhimbje koke dhe qafe.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: