LUKSEMBURG
Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel është në gjendje serioze, por të qëndrueshme pas infektimit me Covid-19, bëri me dije qeveria përmes një deklarate.

Bettel u shtrua në spital të dielën, pas simptomave të vazhdueshme dhe saturimeve të ulëta të oksigjenit.

“Gjendja e kryeministrit konsiderohet serioze, por e qëndrueshme. Prandaj stafi shëndetësor ka vendosur se duhet të vazhdojë të qëndrojë në spital edhe për disa ditë”, tha ministria e shtetit në deklaratë.

48-vjeçari kishte marrë dozën e parë të vaksinës më 6 maj. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus 1 javw pas samitit 2-ditor të BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor, ku mes pjesëmarrësve ishin presidenti francez Emanuel Macron, kancelarja gjermane Angela merkel e lidera të tjerë europianë.

Organizatorët e samitit të BE-së thanë se ishin të sigurt se të gjitha masat e parandalimit të virusit ishin respektuar në mënyrë rigoroze gjatë takimit dyditor. Deri më tani, asnjë udhëheqës tjetër nuk ka treguar të ketë rezultuar pozitiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb