Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos prej ditës së djeshme po trajtohet në një prej spitaleve në Athinës ku është shtruar në terapi intensive.

Spitali Evangelismos në një deklaratë zyrtare shkruan se Kryepeshkopi Janullatos ka disa simptoma të lehta të COVID-19.

Nga ana tjetër gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe në gjendje të qëndrueshme. Ditën e djeshme u konfirmua se Janullatos ishte me COVID-19, dhe ai bashkë me stafin nuk humbën kohë, por u transportuan menjëherë në Athiën ku po trajtohen në një prej spitaleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb