ITALI

Dizajneri italian i këpucëve luksoze, Sergio Rossi, ka vdekur dje në moshën 84-vjeçare, pasi u shtrua në spital me koronavirus.

Lajmin e ndarjes së tij nga jeta e bëri të ditur Luciana Garbuglia, kryebashkiake e San Mauro Pascoli ku jetonte Rossi. Pasi ishte shtruar në spital disa ditë më parë në Cesena, në Emilia-Romagna, një nga rajonet e goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit, legjendari i modës raportohet të ketë vdekur nga sëmundja.

Pasi dha lajmin mëngjesin e së premtes, administratori i kompanisë, Ricardo Sciutto, tha për ‘Women Wear Daily’: “Ishte një mjeshtër, ka qenë kënaqësi e madhe që e takova. Ai ishte udhëheqësi ynë shpirtëror dhe sot është më shumë se kurrë”.

Këpucët e tij u përdorën nga stilistë të tillë si Azzedine Alaïa, Versace, dhe Dolce & Gabbana në koleksionet e tyre dhe janë veshur nga të famshëm duke filluar Lupita Nyong’o deri në Rihanna, Paris Hilton e Laura Dern.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb