Ajo është më mirë, praktikisht është shëruar, por i fejuari i saj ende jo. Përkundrazi, dalja nga tuneli për Paulo Dibalën nuk është pranë. Lojtari vijon ende të ketë simptoma, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këtë e ka treguar Oriana Sabatini në një intervistë dhënë për “Caras”, revistë portugeze, e cila publikohet dhe në Argjentinë.

“Nuk dihet shumë rreth këtij virusi. Mjekët na kanë rekomanduar që të mos stërvitemi, nuk na kanë dhënë mjekime duke parë se ende nuk ka një mjekim për këtë sëmundje. Paulo ende nuk arrin që të marrë frymë mirë. Edhe unë, por testi i fundit imi doli negativ, më duhet të bëj dhe një test tjetër. Fillimisht menduam që të shkonim në Dubai, ku nuk ka shumë raste infektimi, por e përjashtuam. Gjëja më e mirë është të rrimë në shtëpi”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb