BULLGARI

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov infektohet me COVID-19. Prej dy ditësh Borisov ndodhej në izolim pasi më 23 tetor zëvendës ministri i Infrastrukturës Nikolai Nankov doli pozitiv ndaj testit të COVID-19.

“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vetëizolim. Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,” shkroi ai më 23 tetor në Facebook.

Ditën e sotme në Sofje hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid, të cilat parashikojnë mbylljen e lokaleve të natës dhe diskotekat për të paktën dy javë për të shmagur një infektim të lartë të kryeqytet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb