Kryeministri Edi Rama ka sulmuar prokurorët e gjykatësit teksa ka folur për ndërtimet pa leje. Ai solli me shifra kallëzimet e bëra për zyrtarë të caktuar dhe subjekte.

Disa prej zyrtarëve, sipas tij dhe të PS-së, por ai tha se dosjet kanë zënë myk në prokurori.

“Ky është rasti që ka derdhur kupën dhe na ka detyruar të futemi me ligj për të vepruar në mënyrë të atillë që të mos futet asnjë gjykatës i korruptuar në mes. Sepse kemi pritur e pritur. Meqë thonë nuk i sheh njeri, por inspektorati kombëtar ka kallëzuar penalisht në gjithë këtë periudhë 40 subjekte ndërtuese, 18 kryetarë bashkie e komunash, jo vetëm të palës tjetër por edhe të PS, 12 drejtorë urbanistike në bashki, 25 kryeinspektorë të inspektoratit të mbrojtjes së territorit, 2 drejtor rajonal ALUIZNI, 4 anëtarë të këshillit të rregullimit të territorit.

Janë këtu me emra dhe mbiemra. Pyetja është sa nga këta kanë shkuar përpara ligjit? Asnjë, të gjitha dosjet i ka zënë myku nëpër prokuroria”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: