E mërkura mbrëma rezervon një ndeshje mjaft interesante si ajo mes Chelseat dhe Milanit. Para këtij takimi të Champions League ka folur trajneri i kampionëve të Italisë, Stefano Pioli. Pioli e pranoi se përballë do jetë një ekip mjaft i fortë, por u shpreh besimplotë për të tijtë.

Intervista:

 

Çfarë ndeshje prisni nesër? – Do të jetë një ndeshje mes dy skuadrash që preferojnë të sulmojnë dhe ta komandojnë atë. Do të jetë një përballje e vështirë.

 

Çfarë i keni kërkuar skuadrës? – I kam kërkuar që të jenë në fushë dhe të bëjmë lojën tonë. Jam i sigurt që kështu do të arrijmë te suksesi.

 

Dëmtimet? – Janë gjëra që ndodhin, edhe pse kemi një kalendar shumë të ngjeshur. Gjithsesi jam i rrethuar nga njerëz të cilët janë të përgatitur.

 

Çfarë ka sjellë Poter te Çelsi? – E njoh Poterin, pasi e kam ndjekur kur ishte te Brajton. Ai e bën skuadrën që të luajë shumë mirë. ka luajtur disa ndeshje dhe duket që ka përmirësime, gjë që duket shumë e çuditshme pas një kohe kaq të shkurtër. E njohim Çelsin, por kemi punuar vetëm për vetët tona.

 

Benaser kapiten? – ka disa lider të ndryshëm… Ai është një lider taktikal dhe për karakterin që ka treguar. Ai gjithmonë paraqitet dhe jep 100%, kështu që është një nga liderët tanë.

 

Mundet Milani të provojë se diferenca mes Italisë dhe Anglisë është ngushtuar? – Këtë gjë do ta tregojë fusha, nesër është një mundësi shumë e mirë për ta parë. Çelsi fitoi Ligën e Kampionëve jo shumë kohë më parë. Që atëherë ata kanë arritur një nivel shumë të lart. Por dhe ne do të përpiqemi që të jemi në nivelin e tyre.

 

Do të ndikojë historia e Milanit në Champions? – Ne kemi munguar për një kohë shumë të gjatë. Tani ne duhet të rritemi dhe të përmirësohemi hap pas hapi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: