MIRDITË

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi ka tentuar të kultivojë kanabis.

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gziq, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-N. Gj., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: