Ish-ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, ka pranuar se ka bërë një gabim të madh, teksa u kap nga kamerat e zyrës duke tradhtuar gruan me asistenten. Ai u kap duke u puthur me ndihmësen e tij, Gina Coladangelo në muajin qershor.

Ai humbi punën kur u zbuluan filmimet, pavarësisht se ajo ishte ndihmësja e tij.

Në intervistën e tij të parë që kur u largua nga posti i sekretarit të shëndetësisë dhe u nda nga gruaja e tij, Hancock u kërkoi falje përsëri atyre që kishte lënduar dhe pranoi se i kishte ‘zhgënjyer njerëzit’.

Duke folur me redaktorin politik të ITV, Robert Peston, Hancock tha: “Epo, siç mund ta imagjinoni, gjëja e parë në të cilën u fokusova ishte jeta ime personale, dhe më pas vendosa që të jap dorëheqjen.
“Shkatërrova jetën time,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb