Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, pasi u kap në lokalin e tij duke vënë baste sportive.

Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku dyshohet se organizohen lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u godit një rast tjetër i kësaj veprimtarie dhe u arrestua shtetasi:

-A. C., 41 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin e në pronësi të tij, duke vënë baste sportive, përmes aparatit celular që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: