Deputeti i PS Baftjar Zeqaj, i cili u kap duke votuar për kolegen në seancë parlamentare është një nga deputetët që ka firmosur për përjashtimin e deputetëve të opozitës.

Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës pas seancës së fundit.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare.

Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

“Me një akt të paprecedentë, socialistët në mungesë argumentesh mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.
Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt”, deklaron PD.

Sekretariati për Procedurat dhe Votimet pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1. Edmond Spaho
2. Elda Hoti
3. Sorina Koti
4. Oerd Bylykbashi
5. Lindita Metaliaj
6. Greta Bardeli

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: