Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap mat duke shpërndarë lëndë narkotike. Mediat italiane raportojnë se arrestimi ka ndodhur mbrëmë në Caserta. I riu u kap duke udhëtuar me një Nissan Micra XG, ndërsa rezulton i rregullt në Itali.

Shqiptari u pikas duke shitur një dozë droge, ndërsa gjatë kontrolleve në një cigare elektrike u gjetën 15 doza kokainë.

Ndërkohë, pasi doli para gjykatës, ndaj të riut doli ‘arresti shtëpiak’.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb