Eventi i organizuar nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti bëri bashkë shumë njerëz të botës së “shoë-bizit”, nga Shqipëria e Kosova. Mes tyre, ra në sy Donaldi dhe Bora, dyshja që ka bërë shumë bujë kohët e fundit.

Ata janë parë të afërt me njëri tjetrin e madje në një moment duke biseduar. I pyetur për mediat në Kosovë lidhur me këtë takim, aktori i humorit tha:
“Këto pyetje m’i bëni më vonë”.

Kujtojmë se ai ka bërë disa deklarata për aktoren e madje e ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer sërish me të. Pas këtyre deklaratave seri, erdhi edhe ajo e Borës.

Moderatorja tha se ka pasur kërkim falje nga aktori, por deri më tani gjërat mes tyre janë të ngrira. Nuk dihet nëse kohët e fundit ka pasur një “paqeje” mes dyshes, por për këtë do të na qartësojnë në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb