Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, pas fotografive të publikuara në media, ku shfaqej duke ngrënë byrek me dhallë, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.

Përmes një mesazh në “Facebook”, Gjuzi shkruan se është tradicional, ndërsa sqaron se nuk është në zonën e Bllokut, por përballë Kuvendit të Republikës. Me një ironi të fortë, deputeti shkruan se “edhe gjarpërinjtë nuk ngacmojnë, kur dikush është duke ngrënë”.

Reagimi i Kujtim Gjuzit:
Deputeti Kujtim Gjuzi është tradicional. Unë nuk jam në bllok por jam përballe Kuvendit te Republikës se Shqipërisë. Miq unë jam një qytetar si ju dhe është hera e dyte qe dal ne portale i fotografuar duke ngrenë, ama ju them se; Edhe gjarperinjte nuk ngacmojnë kur dikush është duke ngrenë.

Unë ju them se spiunet e komunareve jane akoma sot e kesaj dite neper kembe ne pastruam parlamentin siç u pastruan disa syresh deputet ashtu do te mbarojne edhe disa te tjere ne vitet ne vijim.

Byreku dhe nje shishe kos per mengjes eshte keshilla e babait tim qe me ka dhene ky ushqim mban trupin ne forme gjate gjithe dites! Besoj se askush nuk ka pare deri tani Kujtim Gjuzin ne spitale vetem ne rastin qe dhuroj gjak dhe nuk marr asnje lek nga dhurimi i gjakut tim te pastert.

Ju faleminderit gazetareve per lajmin atyre qe me fotografojne ju them mos e beni gratis kerkoni para mediave qe ju i dergoni foto!”, thekson Gjuzi në faqen e tij të Facebook.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb