VLORA

Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap me 113 doza kanabis sativa. Policia informon se J.Gj, u kontrollua në banesë dhe iu gjetën dozat e kanabisit.

Nga ana tjetër një 37-vjeçar është arrestuar në Selenicë pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasin J. Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 113 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Specilaistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Z., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes të tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb