Një 19-vjeçar shqiptar u kap me dy valixhe të mëdha plot me kanabis, gjatë një kontrolli rutinë në Innkreisautobahn të Austrisë javën e kaluar.

Policia sekuestroi në makinën e tij rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike cannabis sativa. I riu që dyshohet se ishte korrieri droge ishte rrugës për në Gjermani me ngarkesën e tij.

Ai u arrestua dhe tani është transferuar në burgun e Wels, njoftoi policia të martën, ndërsa hetimet për të vazhdojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb