Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, e ftuar në rubrikën “Opinion”“News 24”, ndau me publikun detaje të reja nga arrestimi i 72-vjeçarit Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, i cili disa vite më parë u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas Lalës, Selim Çekaj ka pretenduar se nuk ka gisht në ngjarjen, pasi njihej si një person pa rekorde të mëparshme kriminale dhe me një personalitet të mirë. Por ajo nuk e mohoi përfshirjen e tij në 49 kilogramët e kokainës që u gjendën në kontejnerët me banane, sasi e cila vinte në Shqipëri nga Ekuadori.

Lala ngriti pikëpyetje për punën e policisë, pasi shtoi se më e udhës sipas saj do të ishte që policia të lejonte sasinë të shkonte në destinacion, në mënyrë që të arrestonte edhe porositësit.

Klodiana Lala: Është e vërtetë që ditën e djeshme është ndaluar Selim Çekaj, babai i Arbër Çekajt, që është arrestuar që në vitin 2018. Arbër Çekaj është konsideruar si bosi i madh i kokainës në Shqipëri. Selim Çekaj, 72-vjeçar, ka punuar si mësues, nuk ka pasur asnjë rekord të mëparshëm. Vitet e fundit pas arrestimit të djalit, Selimi kishte krijuar një kompani dhe importonte banane nga vendet Latine. Policia shqiptare ka marrë një sinjalizim disa muaj më parë, që në kontejnerët që vijnë me banane nga Ekuadori, ka kokainë. Të gjitha kontejnerët kanë kaluar në skanim, nëse ka probleme del me vijë të kuqe, futet në fazën e dytë të kontrollit. Selim Çeka ka bërë debat me hetuesit, ka ftuar edhe vëllanë e tij, një ish-gjyqtar i njohur. Ai i ka thënë atyre se nëse një send i paligjshëm gjendet në kontejnerët më arrestoni, por në të kundërt lejojini kontejnerët të lëvizin. Është ndaluar nga ana e Prokurorisë, sepse djali ka rekorde të forta.

Pra ai është survejuar për të paktën një muaj, në bazë nga informacionet që keni ju kemi të bëjmë me implikimet e tij. Kjo ngarkesë që erdhi më vonë, ka detaje?

Klodiana Lala: Që në momentin që është arrestuar Arbër Çekaj, ai është konsideruar peshk i madh i kokainës. Babai i tij s’ka pasur asnjë rekord dhe nuk dyshohet se ka pasur lëvizje të dyshimta. Fakti që ai ka një personalitet të mirë, s’është vënë në diskutim nga policia. Është zbuluar një teknikë e re nga autoritetet që merren me trafikun e drogave. Pra ka mundësi, kompania që kishte bërë porosinë e bananeve nuk ishin në dijeni, por ishin grupet kriminale që kishin ndërhyrë. Ky është një rekord i mirë për policinë shqiptare, por ngre disa pikëpyetje, pse ndërhyri që në port, pse nuk lejoi që të transportohej kokaina. Unë kam ndjekur procesin e Arbër Çekajt dhe ka thënë që policia ka vepruar në mënyrë selektive, se përse ai nuk po rrëfehet s’di ta them. Policia ndërhyn në momente të caktuara, por nuk e çon deri në destinacion.

Kur ka hyrë kontejneri?

Klodiana Lala: Kishte tre katër ditë ngarkesa që kishte mbërritur dhe ishte vendosur në kontroll. Kontejnerët me babanë janë më të favorizuar për të kaluar, sepse prishen, ndërsa kontejnerët e tjerë që kanë lëndë që prishen më me vonesë, ose dëmtohen, atëherë qëndrojnë disa ditë më tepër në kontejner. Për faktin që është kapur lënda narkotike ai do i nënshtrohet një hetimi të detajuar. Policia do e ketë të vështirë për të shkuar tek porositësi.

Nga analiza e fakteve, kemi të bëjmë me riaktivizim trafiku?

Klodiana Lala: Ka një detaj interesant, pandemia nuk i ndali trafikantët, ata s’kanë pushuar asnjë moment. Shqipëria ka shënuar sasinë e fundit që me 137 kg e famshëm që u zëvendësua në portin e Pireut me oriz. Por s’ishte 100% e policisë shqiptare, sepse ndërhyri edhe DEA amerikane dhe autoritetet greke. E përmenda këtë rast për të treguar që edhe në pandemi trafikantët kanë gjetur mundësia për të trafikuar drogë. Ata e kanë shpërfillur pandeminë. Dyshimi që më lind mua personalisht është çështja a është riaktivizuar grupi kriminal i organizuar Arbër Çekaj. Po ta dëgjoje shpërthimin e tij, ishte një shpërthim me mllef, debati shkoi deri aty sa tha vetëm nënën keni lënë pa futur në trafikun e drogës. Prokuroria duhet të jetë e kujdesshme se trafikantët mund të përdorin këto pandemi. Ne vijojmë të jemi një rrugë transit sa i përket drogave të rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb